4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Minsitri Ismaili nënshkruan 4 udhërrëfyes klinik, trajtime të barabarta për të gjithë qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka nënshkruar katër udhërrëfyesit klinikë në disa reparte.

Ai ka bërë të ditur se këta udhërrëfyes janë në lëminë e shëndetit riprodhues, shëndetit publik dhe kujdesit parësor.

Postimi i plotë:

Qytetarët tanë duhet të trajtohen njësoj profesionialisht nëpër të gjitha klinikat dhe spitalet që kemi në vend. Për ta avancuar këtë praktikë, sot kam nënshkruar edhe 4 udhërrëfyesit tjerë klinikë në lëmitë e shëndetit riprodhues, shëndetit publik dhe kujdesit parësor.

Përmes tyre, ne do të bëjmë standardizimin dhe unifikimin e trajtimit të pacientëve për sëmundje të ndryshme nëpër klinikat dhe spitalet tona në tërë vendin. Bashkë me dy udhërrëfyesit që kemi miratuar ditë më parë, këta janë gjashtë udhërrëfyesit e parë naciona

lë për profesionistët tanë shëndetësorë. Pres nga të gjithë profesionistët shëndetësorë, te të cilët gjejnë zbatueshmëri këto dokumente, t’i shfrytëzojnë ato në punën e tyre të përditshme profesionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img