9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Jahjaga takon Lord Ahmad: Diskutojnë për ndërkombëtarizimin e çështjes së viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vizitës së saj në Angli, e ftuar nga Oxford Union Society për të mbajtur fjalim për lidershipin e gruas, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga u takua me Lord Ahmad, Përfaqësues Special i Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Përmes një komunikate për mesia është bërë e ditur se gjatë këtij takimi, Jahjaga falënderoi Lord Ahmad për përkrahjen e vazhdueshme që Britania i ka dhënë Kosovës në proceset e shtet-ndërtimit të saj, duke veçuar mbështetjen e pakusht që ky vend i ka dhënë Kosovës në njohjen dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ish-Presidentja e informoi Lord Ahmad për progresin që Kosova e ka bërë në këtë fushë, sidomos me vendosjen e strukturës ligjore për njohjen e statusit të të mbijetuarave – si viktima civile të luftës.

Gjithashtu, ajo tregoi edhe për beneficionet në formë të pensionit dhe qasjen në shërbime shëndetësore që kjo strukturë ligjore ua ka mundësuar të mbijetuarve.

Megjithatë, Jahjaga përmendi edhe sfidat me të cilat të mbijetuarat e dhunës seksuale ende ballafaqohen, sidomos stigmën.

Ish- Presidentja e njoftoi Lord Ahmad që Organizata e Kombeve të Bashkuara ende nuk e njeh këtë krim që ka ndodhur në Kosovë dhe Kosova nuk përmendet në raporte si vend në të cilin ka ndodhur krim dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Lord Ahmad shprehi interesimin për të ndihmuar Kosovën në ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje.

Gjatë këtij takimi, u paraqiten disa ide për të vendosur temën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në agjendë diskutimi në arenën ndërkombëtare, me zotimin se do të ketë bashkëpunim të pandalshëm për këtë çështje.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img