9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Delawie flet për të drejtat e grave në Kosovë

Përqindja e vogël e grave që posedojnë pronë po konsiderohet faktor negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie konsideron që situata e tanishme në çështjen e të drejtave të grave në pronë po rrezikon të ardhmen ekonomike të vendit.“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës që kosovarët të jenë në gjendje të marrin pjesë në ekonomi në baza të njëjta si burrat. Dhe nëse nuk mund të trashëgoni ose keni problemi në trashëgiminë e pronës nga prindërit tuaj, ose keni vështirësi në regjistrimin e pronës në Komunë nuk mund të merrni pjesë plotësisht në ekonominë e Kosovës”, tha Delawie.

Ai megjithatë tha se investimi i bërë nga Ambasada Amerikane në këtë çështje nuk është krejtësisht pa rezultat.

“Po shohim rezultate reale. A është gjithçka për mrekulli? Ende jo, por do të vazhdojmë të punojmë për këtë çështje.”, tha Delawie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img