-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rexha i përgjigjet Haradinajt: Hajninë nuk ua solla unë nga Austria

Blerim Rexha, që u shkarkua nga bordi i AKA-së, i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinajt, që e ka quajtur Rexhën “hajn ordiner”.

Rexha përmes një letre publike i ka thënë Haradinajt se “hajninë nuk ua solla unë nga Austria”,

Rexha i ka thënë Haradinajt se po tenton ta njollos shkollimin e tij në Universitetin Teknik të Vjenës “karrierës time profesionale gati 10 vjeçare në Siemens të Austrisë dhe mbi 10 vite karrierë të suksesshme në Universitetin e Prishtinës”, ka thënë Rexha në reagim.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

I nderuar Kryeministër,

Nuk po ndihem i fyer më shpifjet e juaja ndaj personalitetit tim. Po mundohem, bile edhe të kuptoj shqetësimin dhe nervozizmin tuaj lidhur me gabimin që keni bërë për shkarkimin të gjithë anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Gabim, që iu kam sqaruar në letrën time publike, një ditë pas kërkesës tuaj jo ligjore për shkarkim të Bordit të AKA. Gabimi është vetëm një pasojë e pasaktësisë së gjykimit, por këmbëngulja me një gabim tregon edhe mungesë karakteri.

Ua kam thënë atëherë, dhe po e përsërisë prapë jeni bërë viktimë (me ose pa qëllim) e grupeve të interesit, e mashtrueseve dhe plagjiatorëve në arsimin e lartë, duke dëgjuar pakënaqësitë e tyre me mos përmbushjen minimale të kritereve të cilësisë, kritere ligjore, nga Bordi i AKA-së. Veprimet e Bordit të kaluar, të gjitha ligjore, disa institucione i kanë parë si pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të tyre biznesore. Thjeshtë, Bordi i kaluar ndali regjistrimin pakufi të studentëve, ndali akreditimin pa plotësim minimal të programeve me profesorë të rregullt, dhe shumë rezultate tjera. Rezultate, që i kemi bërë publike që atëherë dhe tani i di i gjithë opinioni kosovar. Rezultate që i ka pranuar edhe EQAR dhe ENQA.

I nderuar kryeministër nuk jam kam bërë “davë” në EQAR! Raportimi në EQAR është obligim ligjor, sipas rregullores së anëtarësisë, pas çdo ndryshimi substancial në Agjenci, mjafton që këshilltarët tuaj të lexojnë rregulloren. E kam ndie edhe obligim moral, t’i njoftoi institucionet që kemi bashkëpunuar që jemi shkarkuar nga Bordi, për arsye që nuk i di askush, e madje as ju nuk i dini, siç edhe e konfirmuat sot. Është vonë të pohosh gabimet kur anija tani më është fundosur!

Lidhur me dorëheqjen time nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ashtu siç e kam thënë atëherë, publikisht nuk jam pajtuar me politikat e privatizimit, si p.sh. të privatizohen 50 hektarë toke të Kosovës për 5.000 (5 mijë) euro! Besoj, që të dy pajtohemi, që toka e Kosovës vlen më shumë! Unë, atëherë, vetëm e ngrita zërin! Të tjerat i di opinioni ynë, mjafton të lexohen! Raportet e mia me miqtë ndërkombëtarë, janë gjithnjë e më të mira.

Tendenca juaj dhe vartësve tuaj të fshihem prapa petkut amerikan dhe “informacioneve sekrete” nuk do koment dhe vetëm paraqet qasjen mjerane dhe vetëdijen e institucioneve që ju udhëhiqni.

“Fyerja” juaj se unë jam “hajn ordiner”, nuk është njollosje vetëm për mua, është njollosje që po tentoni ti bëni familjes time, shkollimit tim në Universitetin Teknik të Vjenës, karrierës time profesionale gati 10 vjeçare në Siemens të Austrisë dhe mbi 10 vite karrierë të suksesshme në Universitetin e Prishtinës. Prandaj, ju nuk mund të më fyeni, sepse “hajninë nuk ua solla unë nga Austria”, atë po e kërkoni në adresën gabuar! Kryeministër, ju i keni të gjitha mekanizmat në dispozicion, hidhi transparencë këtij proces!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img