Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Ai bashkë me përfaqësuesen e ICITAP, Drita Periziçi u njoftuan për kushtet e agjencisë.
Ja njoftimi i Shkodrës:
Sot, me bashkëpunëtorë, si dhe me përfaqësuesen e ICITAP znj/Drita Periziç në kuadër të ambasadës Amerikane, vizituam Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, takuam kryeshefin, Blerim Olluri dhe stafin punues të kësaj agjencie të rëndësisë së veçantë, u njoftuam për së afërmi më kushtet dhe punën e kësaj agjencie.
Ndër të tjera kuptuam që kjo agjenci trajton në vit kalendarik mbi pesëmijë (5000) raste dhe mbi katerdhjetëmijë prova (40000), nga rastet siç janë krimet e rënda, narkotikët, krimet kibernetike, grafologjia, etj. Të gjitha këto me standard ndërkombëtarë.
Në këtë takim vlerësova lartë punën profesionale që bënë ky agjencion dhe i inkurajova për punë të mëtutjeshme më qëllim të rritjes së efikasitet që lufta kundër krimit të organizuar, nga institucionet e zbatimit të ligjit të jep rezultate e pritura, ku kjo agjenci ka një rol kyç në këtë proces.