Emri i Mohamed Salah është më i klikuari në Google në botë në muajin e fundit. Ylli i Liverpoolit është shëndrruar në njërin nga futbollistët më të mirë në botë me formën që po kalon te Liverpooli.
I transferuar nga Roma me dyshime për cilësitë e tij, Salah i ka demantuar të gjitha duke qenë lojtari më i mirë i Premierligës Angleze. Historia e tij është vërtetë prekëse pasi që egjiptiani ka sakrifikuar shumë për të arritur këtë sukses.
E veçanta e tij është shpirti human që ka pasi që ka ndërtuar shumë shkolla, spitale, fusha sportive në këtë shtet, ndërsa çdo muaj të Ramazanit ofron ushqim falas për një muaj për 2000 familje në nevojë.
Më shumë se kaq, Salah u bë hero në një rast që i ndodhi pak muaj më parë. Kur po luhej ndeshja vendimtare për kualifikim në Botëror në mes të Egjiptit dhe Kongos, në atë kohë një hajdut i kishte thyer shtëpinë duke i vjedhur gjëra në vlerë, shkruan Indeksonline.
Pikërisht në atë ndeshje, Salah u bë hero duke arrituar që me golin e tij ta kualifikoi Egjiptin pas 18 vjetësh në Botëror në sekondat e fundit të ndeshjes. Policia egjiptiane kishte arrituar që ta gjejë hajnin e shtëpisë së Salah pas dy ditësh punë.
Babai i tij kishte filluar procedurat gjyqësore ndaj tij që mund t’i kushtonin deri në 3 vite burg. Por, Salah tregoi se sa i madh është me një gjest fisnik.
Ai i dha hajdutit shumë të konsiderueshme të parave, i siguroi një punë tek një mik i tij në një biznes duke e bindur se duhet ta lë profesionin e hajdutit. “Secili e meriton një shans të dytë dhe një jetë më mirë” ishte komenti i Salah për gjestin e tij kur u pyet në një televizion.