Lëvizja Vetëvendosje po thellon ndarjen e saj, madje edhe në momenti bashkimi mbarëshqiptar, siç është Epopeja e UÇK’së.
Ata kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e Adem Jasharit, por aty për homazhe shkuan të ndarë, shkruan gazetametro.net.
Shpend Ahmeti ka shkuar pas Albin Kurtit, me drejtorët e tij nga Komuna e Prishtinës dhe anëtarë të tjerë të VV’së, por me një mungesë.
Ahmetit i mungonte Arben Vitia, drejtor në Komunën që ai drejton. Mungesa e Vitisë erdhi si rezultat i ndarjes së VV’së, pasi ky i fundit është në krahun e Kurtit.
E Albin Kurti në anën tjetër u pa me deputetët që i kanë qëndruar pranë këto kohë, si Glauk Konjufc, Ismail Kurteshi, Ali Lajçi, e madje edhe Rexhep Selimi.
Ndryshe, në homazhe nuk janë parë grupi tjetër i VV’së që njihen si të dorëhequrit dhe të afërm me Dardan Molliqajn.