Një delegacion i Komunës së Prishtinës, i udhëhequr nga kryetari Shpend Ahmeti, së bashku me organizatat e Veteranëve, Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, bënë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, si dhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit, Zahir Pajaziti.
Këto homazhe ata i bën për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5, 6 dhe 7 Marsi, na a përkujton të gjithëve obligimin dhe përgjegjësinë që kemi karshi shtetit dhe kombit tonë, në punën tonë të përditshme. Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.