3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kur Molliqaj e Ahmeti betoheshin se VV nuk do të ndahej kurrë

Dardan Molliqaj, deputeti i VV-së që shkaktoi ndarjen e kësaj partie, ka jashtëzakonisht shumë raste publike,  kur e mbronte fuqishëm harmoninë  brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje edhe atëherë kur në publik kishte zëra se brenda VV-së ka shumë dallime.

Molliqaj ishte zëri më i fuqishëm që thërriste vazhdimisht në Vetëvendosje si parti unike, e drejt, toleruese e më e duhura për Kosovën.

Sigurisht që tani nuk ka këto mendime, meqenëse publikisht tash Molliqaj ka dhënë krejt tjetër qëndrim për partinë e tij.

Mirëpo videot kur ai mbron me ‘shpirt’ partinë e Albin Kurtit, janë të shumta. E tillë është edhe kjo, e vitit 2015, kur Molliqaj e Shpend Ahmeti, betoheshin se VV asnjëherë nuk do të ketë ndarje, ngase kanë qëllim “shpëtimin” e Kosovës nga pushtetarët.

Krejt këtë zell në mbrojtje të VV-së ata e bënë në mesin e vitit 2015.

Në këtë kohë nga Vetëvendosje dolën disa emra të njohur të kësaj partie si Arbën Gecaj, Ajnishahe Halimi, Leon Duhanaj, Fatmir Ibrahimi, Arton Muhaxheri, Fatos Aliu (vëllau i Luburn Aliut) e të tjerë.

Të njohur si “Fraksioni +” ky grup i dha një goditje që e tronditi pak a shumë Vetëvendosjen, prandaj Molliqaj e Ahmeti dolën në mbrojtje të “unitetit politik” të Vetëvendosjes.

Por në fakt, tash po e thonë vetë këta dy protagonistë, se mosmarrëveshjet në Vetëvendosje kanë nisur që atëherë, kanë vazhduar më vitin 2016 dhe kanë shpërthyer më vitin 2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img