3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti Mërgim Lushtaku takon kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku ka takuar sot kryetarin e Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari. Këtë e ka bërë të ditur vet deputeti Lushtaku përmes një statusi në facebook. ”Zotohem se kryetari Jashari do ta ketë mbështetjen tonë të pakursyer politike, në përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Skenderajt” ka shkruar ndër të tjera Lushtaku.

Statusi i plotë:

Zhvillova një takim me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, sot kur po e shënojmë përvjetorin e 10-të të Pavarësisës së shtetit tonë.

Vlera më sublime dhe e arritura më e madhe e shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, është pikërisht lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi i Kosovës, prandaj, nderim për të rënët e kësaj lufte, ndërsa të gjallët duhet të jenë udhërrëfyes për lidershipin e vendit.

Zotohem se kryetari Jashari do ta ketë mbështetjen tonë të pakursyer politike, në përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të Skenderajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img