Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të mbahet sot.
Kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.
Mbledhja do të nisë në orën 13:00.
Rendi i ditës:
1. Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të Seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:
Debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.