5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“DokuFesti” me rreth 25 mijë vizitorë në edicionin jubilar

Për nëntë ditë me radhë, rreth 25 mijë veta u bënë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha të filmit në rajon.

Policia e Kosovës, po ashtu edhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFesft”, të hënën e kanë konfirmuar shifrën e pjesëmarrjes së vizitorëve në edicionin e sivjetmë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sikur tradicionalisht, edhe në edicionin e 15-të të “DokuFestit”, që u mbajt midis datave 5 e 13 gusht në Prizren, u tubuan kineastë e adhurues filmi nga vende të ndryshme të botës.
Programi ishte i mbushur me aktivitete të shumta, u shfaqën 238 filma, dhe u mbajtën panele diskutimi e mbrëmje muzikore. Të gjitha këto u shtjelluan përreth temës së festivalit që ishte “Korrupsioni”. Shifrat tregojnë për një rënie të vizitorëve në krahasim me vitin e kaluar, kur ishin rreth 30 mijë veta. Kjo për shkak të motit me shi që në ditët e para të festivalit i detyroi organizatorët që filmat e kinemave të hapura t’i shfaqin në ato të mbyllura, e që kanë kapacitet më të vogël.
“Në edicionin e 15-të të festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar ‘DokuFest’ kanë marrë pjesë prej 15 mijë deri në 25 mijë mysafirë, mes të cilëve edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituara në Kosovë”, shkruhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img