Këtë e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Krasniqi ka thënë për lajmi.net se viktima është një 21 vjeçar, i cili ka shkaktuar vetëaksident.
“Një aksident ka ndodhur në Llapushnik, rrugës për Pejë. Një veturë me targa vendore me drejtuesin shqiptar/kosovar me inicialet A.Q me vitin e lindjes 1996 nga një fshat i Pejës. Ai ka shkaktuar vetaksident, ku ka marrë lëndime të rënda. Është dërguar në QKUK dhe atje ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.
Aksidenti kishte ndodhur saktësisht në orën 02:40 të mëngjesit të sotëm.
Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes në trafik, sidomos gjatë ditëve të fundit ku në Kosovë ka mbretëruar mot i ligë.