Në rr. Eqrem Çabej në Prishtinë, më 01.03.2018, në orën 11:50, ankuesja femër K/Shqiptare zyrtare e një banke, ka raportuar se gjatë numërimit kishte hasur në dy kartëmonedha nga dyqind euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Kështu thotë raporti 24-orësh i dërguar nga Policia e Kosovës.
Njësia përkatëse policore ka konfiskuar monedhat, rasti është duke u hetuar.