-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova nuk pranon të shkojë në Serbi pa flamur dhe himn

​Është komplikuar dukshëm situata lidhur me turneun e grupit të pestë të eliminatoreve evropiane për botërorin e hendbollit për lojtaret deri 20 vjet që mbahet këtë vit. Në këtë grup bëjnë pjesë Kosova, Serbia, Norvegjia e Sllovakia.

Sipas shortit, turneu i këtij grupi është caktuar të mbahet në Serbi, ndërsa së fundi Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar se ndeshjet duhet të luhen në Kragujevc.

Por është një kushtëzim i EHF-së që ka komplikuar situatën, , shkruan sot Koha Ditore.

Për shkak të ndjeshmërisë së grupit, përkatësisht për shkak të përballjes së Kosovës me Serbinë, EHF-ja ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen pa simbole nacionale, pra pa himn e flamur të vendeve pjesëmarrëse.

Një kushtëzim i tillë nuk është pranuar nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe është kundërshtuar edhe nga Federata e Hendbollit e Sllovakisë.

Turneu duhet të mbahet pas tri javëve, prej 23 deri më 25 mars, por Kosova do të marrë pjesë vetëm nëse i lejohet paraqitja me flamur e himn.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img