Kosova nuk do të mundë ta shpërthejë izolimin brenda disa muajsh, edhe sikur tani t’i përmbushë dy kushtet e fundit për liberalizim të vizave: ta ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe ta dëshmojë progresin konkret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Nëse detyrat nuk plotësohen deri në mars, atëherë rrezikon që edhe 2020-a ta gjejë në geto.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka qenë të mërkurën në Kosovë, ditën kur Kuvendi kishte planifikuar ta ratifikonte Marrëveshjen e demarkacionit, por hoqi dorë në mungesë votash.
Juncker ka thënë se miratimi i kësaj marrëveshjeje është hap i pashmangshëm për liberalizimin. Ai nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodhë heqja e barrierës për të lëvizur lirshëm në zonën Schengen