Xherdan Shaqiri po kalon momente shumë të mira në ndeshjet e fundit në Premier League me skuadrën e Stoke Cityt
Ylli i Stoke, Shaqiri ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit, ndaj Leicester, Brighton dhe Bournemouth.
Nëse shënon edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Southamptonit, Shaqiri do të barazonte rekordin 50 vjeçar të Terry Conroy, i cili kishte shënuar në katër ndeshje radhazi.
Këtë rekord sulmuesi anglez e kishte arritur gjatë sezonit 1968/69.
Ndeshja kundër Southamptonit do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 16:00, ku Shaqiri do të ketë mundësinë për të barazuar këtë rekord.