Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se, sot deputete, me votën e tyre do te vendosni jo vetëm për të treguar se në çfarë besojnë, por edhe për te ardhmen e vendit.
Ish ambasadori kosovarë ka thënë se, nëse nuk kalon demarkacioni, duhet të shkohet ne zgjedhje te reja.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Pecit:
Shumica absolute e deputeteve te partive politike shqiptare janë duke e përkrahur marrëveshjen e demarkacionit. Dikush mund te thotë se shumica mund ta këtë gabim, por ne këtë rast nuk mund te themi se edhe pakica e ka te drejte.
Sot, deputete, me votën e juaj do te vendosni jo vetëm për të treguar se në çfarë besoni, por edhe për te ardhmen e vendit tone – përfundimin e izolimit te popullit dhe përafrimin me perëndimin, apo izolimin e mëtutjeshëm dhe shndërrimin në një vend qe prodhon pasiguri.