4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni ia kthen seancës projektligjin e demarkacionit me ndryshime

​Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme edhe për të dytën herë kanë votuar për ndryshimet e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetarja e komisionit, Vjosa Osmani tha se pas konsultimit me zyrën ligjore, për shkak të një gabimi do të përsëritet votimi.

Sipas saj, neni tre i projektligjit formulohet si vijon, në Projektligjin me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe raporti i gjithë materiali i Komisioneve Shtetëror për orientim.

Ndërsa, pasi është hedhur në votim, ky projektligj ka marrë 7 vota për.

Ky votim po bëhet për herë të dytë, për shkak se në herën e parë kanë votuar 6 deputet, por Vjosa Osmani ka thënë se për ndryshimet e projektligjit kanë votuar vetëm 5 deputetë, gjë që e pamundësonte që projektligji të dërgohet në seancë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img