9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Merkel-Vuçiqit: Bëni zgjidhje kontraktuale me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili sot është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka thënë se Serbia është e gatshme për një zgjidhje me Kosovën nëse të dyja palët humbin diçka.

“Nuk i fsheha nga Merkel problemet me të cilat ballafaqohemi. Ne do të punojmë. Serbia është gati për një zgjidhje me anë të së cilës të dyja palët humbin diçka. Serbia nuk mund të jetë e vetmja humbëse”, ka thënë Vuçiq gjatë një konference të përbashkët me Merkel.

Ai ka shtuar se Gjermania nuk e mbështet Serbinë vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht është një nga vendet më të rëndësishme.

“Ne e dimë se përpara nesh është një kohë e vështirë për t’u marrë me kapitujt 23 dhe 24, e vështirë të zgjidhet është edhe çështja e Kosovës”, ka thënë presidenti serb.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Gjermania e mbështet rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“Negociatat e anëtarësimit mund të jenë të suksesshme nëse reformat vazhdojnë të ndryshojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizohen marrëdhëniet me Kosovën. Duhe të ketë zgjidhje kontraktuale me Kosovën”, ka thënë Merkel./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img