-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Visar Ymeri ka një mesazh për Joe Biden

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, por është e padrejtë dhe e dëmshme nëse ai nuk e thotë të vërtetën për siç ka thënë Ymeri “këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë”.
Sipas Ymerit, Biden po vjen midis episodeve të aferës PRONTO 2, për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.
Ja postimi i plotë i Ymerit në facebook:

Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve.
Z.Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.
Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden.
Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë.
Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img