13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Luftimet në Siri, Rusia urdhëron armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim ditor në zonën e Gotës Lindore, në Siri.

Armëpushimi do të nisë të martën dhe do të përfshijë krijimin e një korridori humanitar për të lejuar largimin e civilëve. Enklava rebele pranë Damaskut, ku janë të bllokuar mbi 393 mijë civilë, është vënë në shënjestër të bombardimeve të ashpra të forcave siriane që mbështeten nga Rusia. Sipas grupeve monitoruese, 550 vetë, ndër të cilët shumë fëmijë, janë vrarë në vetëm 8 ditë.

Ministri i Mbrojtjes në Rusi ishte ai që dha njoftimin për atë që e quajti “pauzë humanitare”, që do të zgjasë nga ora 9 e mëngjesit deri në 12 të drekës. Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkoi në mënyrë unanime një armëpushim 30-ditor ditën e shtunë. Përmes një rezolute, u kërkua që të gjitha palët të lejonin pa asnjë vonesë hyrjen e ndihmave dhe evakuimet mjekësore. Rusia është akuzuar për shtyrjen e votimit në OKB për disa ditë me radhë, duke kërkuar ndryshime në projektrezolutë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka përshkruar situatën në Gotën Lindore si “Ferri mbi tokë” dhe ka kërkuar veprim të menjëhershëm. Rezoluta përfshin të gjithë Sirinë edhe pse fokusi kryesor i saj është të ndalë sulmet qeveritare në Gotën Lindore. Gjithashtu, rebelëve në rajon u kërkohet të ndalin hedhjen e predhave në Damaskun e kontrolluar nga qeveria. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian shprehën të hënën shqetësim rreth situatës në Siri. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u bëri thirrje tre garantuesve të procesit të paqes në Siri, Rusisë, Iranit dhe Turqisë, që të mundësojnë ngritjen e zonave të shtensionimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img