Që nga tetori i vitit të kaluar e deri më 20 shkurt të këtij viti në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë paraqitur 44 mijë e 705 raste të dyshimta me grip.
Por, kohëve të fundit ky numër është duke u ulur dukshëm.
Gjatë javës së gjashtë dhe të shtatë të këtij viti, numri i të prekurve me grip ka pësuar rënie për 13 përqind.
Kështu së paku ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Era Pireva nga ky institut.
“ Nga 1 tetori deri më 20 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë raportuar gjithsej 44 mijë e 705 raste të dyshimta në grip. Është vërejtur rënie e numrit të rasteve prej javës së 6-të në javën e 7 të muajit shkurt-2018, ka pësuar një rënie prej 13%”, tha Pireva.
E pyetur për simptomat më të dukshme tek këta të prekur, ajo sqaroi se temperatura e lartë, kolla, dhe rrjedhja e hundëve janë disa nga simptomat.
“Simptomat më të shpeshta të gripit janë: temperaturë e lartë, kollë, lodhje, rrjedhje e hundëve, dhimbje fyti, barkëqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh”, përfundoi Pireva.