22-vjeçari që luan për ngjyrat e RNKL Splitit në Kroaci nuk e ka përjashtuar mundësinë për një largim të mundshëm nga Kombëtarja.
Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, Kosovës mund t’i bashkohet edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrhamni.
“Nuk ka asgjë të re për sa i përket të ardhmes time në kombëtaren kuqezi. Në momentin që do të ketë diçka do ta bëj të ditur për mediat”, është Rrahmani për “newsport.al” duke lënë në këtë mënyrë të hapur mundësinë për një largim të mundshëm nga kombëtarja kuqezi.
Kujtojmë që Rrahmani së bashku me Herolind Shalën, Milot Rashicën dhe Berat Gjimshiti ishin katër futbollistët që u larguan nga Gianni De Biasi për kampionatin Europian “Francë 2016”.
Kurse, deri më tani nga lojtarët e Kombëtares që kanë konfirmuar se nuk do t’i bashkohen Kosovës janë: Lorik Cana, Taulant Xhaka dhe Migjen Basha.