Dua Lipa ka thënë se të gjitha këngët e saj janë të frymëzuara nga ish-të dashurit që ka pasur. 22-vjeçarja i ka përshkruar ‘ish-ët’ nga manipulues e deri në të tmerrshëm.
“(Disa) kanë qenë manipulues ndjenjash. Pastaj kam dalë me një tip që asnjëherë nuk hante perime. Thosha: ‘Kjo është e tmerrshme. Po han si një pesëvjeçar. Nuk mundem kështu”, ka treguar ajo për Rolling Stone.
Edhe kënga e saj depërtuese “Hotter Than Hell” është e frymëzuar nga faqja Tumblr dhe po ashtu nga një ish- i dashur tjetër.
“Isha duke përjetuar një ndarje të vështirë. Dikush që më bënte të mendoja se nuk isha e mirë. Mirëpo, kur e shkrova këtë këngë, doja ta bëja të dukej sikur ai nuk arrinte të nxirrte të mirën nga unë. Kënga ishte e mirë, por refreni nuk ishte i duhuri”.