Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të jetë një ndër më të shikuarit në trojet shqiptare.
Kjo bën që edhe kasta e aktorëve të përcillet hap pas hapi edhe jashtë xhirimeve filmike.
Duket se ekziston një harmoni e mirë mes artistëve edhe jashtë ambientit të bankave shkollore.
Një fotografi të përbashkët nga momente të relaksimit e kanë realizuar edhe disa prej aktorëve, i cili imazh po qarkullon në rrjetet sociale.
“Xhbanja” duket se ka marr iniciativën për të bërë një “selfie” teksa shihen së bashku edhe “Tringa”, “Stima”, “Sasa”, “Citi”, “Xhakarta”.