Real Madridi po kërkon me ngulm ta transferojnë sulmuesin anglez, Harry Kane, në afatin kalimtar veror dhe për ta arritur këtë është i gatshëm t’ia ofrojë dy lojtarë Tottenhamit, sipas Don Balon.
Gjiganti spanjoll e di se skuadra e Mauricio Pochettinos do të kërkojë rreth 200 milionë euro para se të pajtohet ta shesë anglezin, prandaj shpresoj se oferta për ofrimin e dy lojtarëve do të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes, transmeton Express.
Karim Benzema thuhet të jetë lojtari i parë që do të ofrohet në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për Kane.
Mateo Kovacic shihet si lojtari tjetër që do të mundë të përfshihej në marrëveshje.