Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar natën e mbrëmshme afër urës kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, por për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar.
Burimet e KosovaPress-it bënë të ditur se mjeti shpërthyes është hedhur në ora 23:58 minuta në rrugën “Osllobogjenie”, që ndodhet afër urës.
KosovaPress kanë tentuar disa herë të marrin prononcim nga përgjegjësit e policisë në veri rreth këtij incidenti, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.