Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, pasi kjo tha se ai e kishte organizuar protestën për ratifikim të Demarkacionit e më pas ishte fshehur. Kelmendi thotë se qëndrimet e tij i shpreh dhe i mbron publikisht e këtë s’mund t’ia ndaloj askush.
Ky është shkrimi i plotë i gazetarit Kelmendi
E di, kam opinion për shumë gjëra.
E di se nuk hezitoj që ta shpreh opinionin tim publikisht.
E di edhe se kam qenë shumë i qartë në ato që mendoj edhe për situatën e fundit polititike për demarkacionin.
E dini edhe ju!
Natyrisht, me secili opinion dikush mund të pajtohet, ose të mos pajtohet.
Të më sfidojë me kundërargumente, nëse i ka.
Mirëpo, është krejt e pandershme, si dhe e papranueshme, që dikush të më çojë porosi publike në stili e që e paska përdorur sot një deputete!
Porosia e saj: Kujdes se çka po flet, se nëse nuk pajtohem unë me atë që thua – të sulmoj me shpifje!
Ky është kërcënim publik për mua dhe të gjithë atyre që guxojnë ta thonë mendimin e tyre hapur, siç garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës.
Më mirë heshtni se shpifim për ju dhe pastaj ju linçojmë.
Jo, nuk kam asfarë lidhje me asnjë protestë. Nëse do të kisha – do ta bëja të ditur. Pra, deputetja po shpif!
T’i mbetet për nder shpifja.
Mua gojën nuk do të ma mbyllë as jo, siç nuk ma ka mbyllur askush deri më sot! ????