3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kosova ndahet baras me Bullgarinë

Kombëtarja U-19 e Kosovës ka barazuar pa gola në miqësoren e dytë kundër Kombëtares bullgare U-19, në ndeshjen që u zhvillua të enjten në stadiumin “Arena” në Sozopol.

Dy ditë më parë, të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit, pësuan humbje nga bullgarët me rezultat 2:1.

Kësaj radhe të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të baraspeshuar, me disa raste shënimi por që rrjetat mbetet të patundura.

Mundësinë më të mirë për Kosovën e pati Liridon Balaj në minutën e 64-të, por gjuajtja e tij nuk shkoi në rrjetë.

Këto dy miqësore me Bullgarinë i shërbyen përzgjedhësit Krasniqi për t’u përgatitur sa më mirë për fazën “Elite Round” të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet prej 21 deri më 27 mars në Portugali, ku krahas Portugalisë, në grup do të ketë edhe Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img