“Është për tu habitur se si disa persona po punojnë aq shumë që qytetarët e Kosovës të mos udhëtojnë në Kosovë”, ka shkruar në Twitter ambasadori Delawie.
Delawie po ashtu para pak minutave kishte shkruar në Twitter duke bërë thirrje që të ratifikohet demarkacioni.
“Qytetarët kanë pritur shumë gjatë për liberalizimin e vizave, është koha që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.
Kryesia e Kuvendit pak orë më parë ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit mbahet nesër me fillim prej orës 11:00.