2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

LDK sikur AAK më 2015, bllokon liberalizimin e vizave për inate politike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë sot pozicion të njëjtë me opozitën e vitit 2015 duke kalkuluar në vota elektorale në dëm të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Derisa paradite udhëheqësit e Grupit Parlamentar të LDK-së janë takuar me ambasadorin Amerikan Greg Delawie dhe e kanë siguruar se do të votojnë pro marrëveshjes së demarkacionit, pasdite deputetët e LDK-së e deklaruan të kundërtën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Burime të Iajmi.net brenda Kryesisë së Kuvendit, bënë të ditur se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdulla Hoti dhe nënkryetari i Kuvendit Kujtim Shala kanë thënë se nuk do të mbështesin projektligjin e demarkacionit pasi i atij i është bashkuar si raport edhe dokumentacioni i komisionit të Shepjtim Bulliqit.

Kjo në fakt siç ka shpjeguar burimi i lajmi.net nga Kryesia ishte pretekst politik i LDK-së për inate politike pasi që seanca e Kuvendit duhet ta ratifikojë projektligjin e marrëveshjes së nënshkruar në Vjenë me 2015 e jo raportin.

“LDK është kthyer në pozicionin e AAK-së më 2015. Po bënë bllokada politike duke rrezikuar liberalizimin e vizave për qytetarët vetëm pse një vendim i tillë po merret kur ata janë në opozitë. Kjo është padrejtësi ndaj qytetarëve dhe lojë e ulët politike e LDK pasi ndryshe deklarojnë para ndërkombëtarëve e ndryshe veprojnë në realitet”, tha burimi nga Kryesia e Kuvendit.

Ndryshe, siç ka shpjeguar ky burim, kur ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo ka legalitet vetëm në përmbajtjen e ligjit e jo të raporteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img