2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: Dëshmia e një krimineli dënoi aktivistët e VV-së

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka publikuar një dokument me anë së cilit bën të ditur se personi që dëshmoi kundër aktivistëve të dënuar të Vetëvendosjes është një person që ka kryer vepra kriminale.

Gashi me anë të një postimi në Facebook Gashi ka thënë se katër aktivistët janë dënuar në bazë të dëshmisë së këtij personi si dhe dërgimi i Astrit Deharit në paraburgim ku më vonë ka gjetur vdekjen.

Postimi i Gashit:

ME DËSHMI TË KRIMINELIT U DËNUAN KATËR AKTIVISTËT E LËVIZJËS VETËVENDOSJE!

Dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjës së rëndë në Republikën e Kosovës.

E kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzen kundër aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje!

Dëshmia e tij përveç se ka qenë e pabesueshme, kjo dëshmi e ka dërguar në paraburgim edhe  Astrit Deharin, i cili u vra në Qendren e Parburgimit në Prizren.

Gjykata e Apelit e Kosovës neser në seancë duhet të ketë parasysh edhe këtë provë,  meqenëse dëshmija e tij kontraverze është përdorur si një prej fakteve të dënimit të Aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje!. Me këtë dëshmi të re të publikuar besoj që Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë do ta identifikoj leht manipulimin me këtë dëshmitar hajdut, dhe do të sjellë aktgjykim lirues për të gjithë aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje! të dënuar padrejtësisht.

T

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img