“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike.”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Një ditë më parë kreu i shtetit ka reaguar për çështjen e refuzimit që disa personalitete i bënë dekoratave të tij për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.
Ai ka thënë se askush nuk mund ta refuzoj dekoratën pa qenë i dekoruar.