Zanfina Ismaili vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi në të cilat shfaqet atraktive.
Këngëtarja ka pozuar në korridorin e një ndërtese, ndërsa duket shumë tërheqëse.
E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, Zanfina ka marrë shumë pëlqime për dukjen e saj.
Në këmbë, ajo ka të veshura çizme të zeza, jo shumë të gjata.
Sipas faqes në Whattheywearin në Instagram, e cila merret me çmimet e veshjeve dhe gjësendeve të të famshmëve, çizmet janë Givenchy.
Është fjala për koleksionin Givenchy Shark Lock Boots që kushtojnë rreth 1.215 euro.