7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Komisioni Evropian është në pritje të ratifikimit të demarkacionit

Të premten e kaluar Kosova bëri një hap para drejt liberalizimit të vizave. Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të zi, të nënshkruar nga presidenti Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

E Komisioni Evropian ka mirëpritur këtë marrëveshje. Katarzyna Kolanko nga Zyra e Komisionit Evropian në një përgjigje për Indeksonline është shprehur se tanimë edhe çështjet me të ndërlikuara mund të ecin përpara.

“Ne mirëpresim hapin pozitiv të marrë të premten (16/02) nga Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vujanoviç. Ky është një sinjal konkret i progresit, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore që tregon se edhe çështjet e ndërlikuara mund të ecin përpara”, ka thënë Kolanko nga KE.

Mirëpo, KE pret që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më parë.

“Në këtë kontekst, ne nga Kosova presim me padurim ratifikimin me kohë të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në përgjigjen e saj për Indeksonline.

Tutje në përgjigjen e KE-së thuhet se marrëveshja e nënshkruar mes dyja vendeve është frymë që BE do të dëshironte të shihte gjithnjë e më shumë.

“Kjo shenjë inkurajuese tani duhet të ndiqet. Kjo është fryma që BE do të dëshironte të shihte gjithnjë e më shumë, ndërsa rajoni po i afrohet BE-së, një element i theksuar në Strategjinë e Komisionit të botuar së fundmi në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Indeksonline e ka pyetur edhe për atë se a ka shpresë për liberalizimin e vizave për kosovarët, pasi ky kriter tashmë është arritur, mirëpo nuk ka dhënë përgjigje.

Ndryshe, ditën kur u nënshkrua marrëveshja, Eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë se PE do të aktivizohet në liberalizimin e Kosovës sapo të plotësohen dy kushtet, pra, ratifikimi i Demarkacionit dhe luftimi i korrupsionit.
Fajon në Twitter ka shkruar se Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës, veçse i ka hapur dyert Kosovës dhe se së shpejti do ta procedojnë në Parlamentin Evropian çështjen e vizave.

Seanca e jashtëzakonshme ku do të procedohet demarkacioni për ratifikim, pritet të mbahet të enjten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img