-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ligën e Kampionëve me ndryshime, skuadrat e mëdha me përfitime të jashtëzakonshme

Liga e Kampionëve nga vitit 2018-19 pritet të bëjë ndryshime të mëdha, ku skuadrat gjigante evropiane do të fitonin vende të sigurta në këtë garë.
Shfaqen në horizont ndryshime gjigante të kompeticionit më madhor të futbollit të klubeve në Evropë, Ligën e Kampionëve.
UEFA është nën presion që të vendosë brenda muajit dhjetor nëse do të ndryshojë ose jo formatin dhe formulën aktuale të këtij turneu.

Klubet e mëdha kërkojnë që të kualifikohen edhe për merita të mëparshme historike, ndeshje në fundjavë dhe bashkëpronësi të drejtave.
Së fundmi, analisti mjaft i vlerësuar i futbollit evropian, Gabriele Marcotti ka shkruar në Twitter se së shpejti mund të gjejnë zbatim disa nga këto veprime administrative që janë kërkuar nga klubet.
Anglia konkretisht përfaqësohet me tre ekipe të cilat kualifikohen në mënyrë automatike, ndërsa ekipi i katërt kualifikohet nëpërmjet play-off.
Një alternativë e propozuar parashikon që kampionate të tilla si Liga Premier, La Liga, Serie A dhe Bundesliga, të gjitha do të kishin të garantuar kualifikimin e katër ekipeve në Ligën e Kampionëve, por me një ndryshim.
Tre ekipet e para do të kualifikoheshin në mënyrë automatike, ndërsa ekipi i katërt i këtyre ligave elitare do të përzgjidhej bazuar në historikun e tyre të arritjeve.
Kjo do të thotë se ekipe si Manchester United, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, AC Milan dhe Juventus do të ishin gjithmonë pjesë e kësaj gare.
Ky ndryshim vlerësohet si një kompromis për të shumëpërfolurën Super Ligë të Evropës.
Mbetet në fuqi formula me tetë grupe dhe një total prej 32 skuadrave, sikurse ndodh aktualisht, por ndryshimet më të mëdha konsistojnë në fazën kualifikuese.
Kështu, ligave të tjera në radhë, si ajo franceze, portugeze dhe ruse, do tu takonin dy vende të sigurta të kualifikuara për në fazën finale.
Ndërkohë, katër ose pesë vende shkojnë për kampionate të shteteve si Ukraina, Belgjika, Holanda, Turqia dhe Zvicra.
Në përfundim do të mbeteshin vetëm pesë ose gjashtë vende në dispozicion për rreth 50 klube të cilët do të garonin në fazën play-off.
Gjithsesi mbetet ende për të konfirmuar se cilat ndryshime do të miratohen dhe nëse do të shqyrtohet opsioni i ndeshjeve në fundjavë, apo i bashkëpronësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img