Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç thotë se kishte “një bisedë të sinqertë” me ministrin e jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.
Dy politikanët kishin mendime të ndryshme sa i përket çështjes së Kosovës, mirëpo biseda e tyre në Beograd ishte në nivel. Ai shtoi se kryediplomati nga Berlini ishte në favor të një Kosove të pavarur dhe se i njëjti nuk e fshihte atë qëndrim të Gjermanisë.
Vuçiq më pas njoftoi se do të flasë për propozimin e tij për “një zgjidhje me Kosovën” në fund të marsit ose më së largu në fillim të prillit, transmeton Indeksonline
“Unë do të dal me qëndrim sepse nuk jam frikacak. Pra, do të kem guximin të them se çfarë është propozimi, por nuk do të jetë diçka që do t’ju dorëzojmë gjithçka. Përafërsisht do të jetë një kompromis”, u shpreh ai.
Më tej, Vuçiq shtoi se Beogradi zyrtar apelon Prishtinën që të ketë siguri për serbët që jetojnë në Kosovë. “Shpresoj që bota të kuptojë se serbët nuk mund të humbin gjithçka , ndërsa shqiptarët fitojnë gjithçka”.