Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pret që ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të ndodhë këtë javë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këtë qëndrim ambasadori amerikan e ka shprehur përmes një një postim në rrjetin social Twitter, ku ka komentuar festimet për 10 vjetorin e pavarësisë.
Delawie i ka vlerësuar festimet e 10 vjetorit të pavarësisë të jashtëzakonshme.
“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie.