Rita Ora mbrëmë ka ‘elektrizuar’ gjithë të pranishmit që kishin shkuar për ta dëgjuar nga afër atë
Nën emcione të thella, Rita ka përformuar në sheshin “Skënderbeu”, ku ishte një publik shumë i madh në numër.
Pas largimit nga Kosova, këngëtarja ka treguar emocionet e para, duke zbuluar edhe shifrën e personava të pranishëm në koncert.
“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shikonin mua sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Falēnderim i veçantë ekipit tim @elenaora, @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @tawbox @lisalaudat1 @thetouringgroup Adrian, Luan dhe ekipit të gjerë të qeverisë. Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania. #Kosova10”, ka shkruar Rita në statusin e saj.