2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Ky shtet bënë këtë dhuratë për foshnjën e parë që lind sot

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall do të dhurojë një “pako të amësisë” për foshnjën e parë që lind më 17 shkurt.

Në këtë ngjarje së bashku me Ambasadoren Stjernvall do të jenë edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci dhe drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Myrvete Paçarada.

“Pakoja e amësisë” apo “kutia e foshnjes finlandeze” është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila ipet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë. Finlanda është shteti nga ku nis historia e pakos së amësisë. Qysh në vitet 30-ta u prezantuan versionet e para të saj. Në fillim kutia për foshnje ishte një mjet për të mbështetur familjet e varfëra dhe për të siguruar që nënat ishin të përfshira në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img