adio Televizioni Dukagjini ka marrë të drejtën nga autori i himnit shtetëror të Kosovës Mendi Mengjiqi që të sjell versionin e himnit me tekst.
Melodia e shtetit është krijuar me tekstin që e ka bërë vetë autori, por i është hequr teksti për shkak të kritereve politike që kishte konkursi.
10 vjet pas, qytetarët e Kosovës e meritojnë që t`i dinë vargjet e himnit të tyre.
Teksti bënë thirrje për dashuri ndaj vendit, i këndon krenarisë dhe trimërisë.
Në këtë video të përgatitur nga RTV Dukagjini, prezantohet teksti i interpretuar Okteti Plus. Valton Beqiri dhe Ylber Asllanaj janë përkujdesur për intepretimin.
https://youtu.be/HxWbbLgCXCI