1.5 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Thirrja e Veselit për deputetët: Nëse ia doni të mirën vendit, ejani të dielën në seancë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku u vendos që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi të mbahet të dielën në orën 18:00, edhe një herë përmes llogarisë së tij në Facebook ju ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancë.

Ai po ashtu ka falënderuar Malin e Zi, për siç ka thënë, gatishmërinë që Kosova ta tejkalojë situatën në të cilën gjendet tash e sa kohë.

“Presim dhe besojmë se edhe BE-ja do të veprojë shpejt për t’i hapur rrugë liberalizimit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ftoj deputetët e Kuvendit të Kosovës, si të zgjedhur nga populli për të punuar për të mirën e vendit, që të dielën, në orën 18:00, të jenë prezentë në seancë dhe ta përkrahin Marrëveshjen për Kufirin me Malin e Zi, që e forcon edhe më tutje sovranitetin e Kosovës dhe hap perspektivën tonë evropiane. Jam i lumtur që po shkojmë drejt një konsensusi nacional e politik që kjo çështje të përfundojë.

Falënderoj shtetin e Malit të Zi për gatishmërinë që Kosova ta tejkalojë situatën në të cilën gjendet tash e sa kohë. Presim dhe besojmë se edhe BE-ja do të veprojë shpejt për t’i hapur rrugë liberalizimit.

Qytetarët e Kosovës janë mbajtur gjatë të izoluar. Nuk ka forcë politike, pro-perëndimore, që ia do të mirën Kosovës, e që nuk e përkrah këtë proces, që nuk e dëshiron forcimin e sovranitetit të Kosovës, agjendën evropiane dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img