7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet dhe kosovarët do të lëvizim lirshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet më 18 shkurt, e diel, në orën 18:00.
Veseli ka thënë se pret që marrëveshja të ratifikohet dhe kosovarët të lëvizin lirshëm.

“Ka një konsensus të gjerë që shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje do të përfundoj pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interesit të qytetarëve, jashtë fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Do të përfundojmë lojërat politike dhe lojërat me emocione ndaj qytetarëve tanë do të hapim perspektivë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave do të ndodh”, tha Veseli.

“Nuk do të falim asnjë milimetër të territorit të Kosovës”, theksoi ai.

Sa i përket pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se ai ka vepruar në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit duke caktuar seancën pa pasur kuorum, Veseli ka thënë se kushdo që ka dyshime mund t’u drejtohet institucioneve përgjegjëse dhe se ai ka vepruar në pajtim me rregulloren dhe Kushteturën e vendit.

“Kuvendi nuk është teatër i kukullave”, ka thënë Veseli.

Presidenti Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi nëpërmjet një aneks marrëveshje u kanë bërë thirrje deputetëve që të votohet demarkacioni.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të demarkacionit është thirr për të dielën në orën 18:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img