Skitari kosovar e mbylli garën e tij të tretë në këto Lojëra me një kohë prej 1:32.74, raporton Express.
Kjo kohë i mjaftoi atij të zërë vetëm vendin e 47-të nga totali i 62 garuesve sa morën pjesë në këtë garë.
Fitues i kësaj gare doli skitari austriak, Mathias Mayer, me kohën 1:24.44.
Kjo ishte gara e tretë e sportistit të vetëm kosovar në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang. Në dy garat e kaluar, në disiplinën kombinim alpin, Tahiri doli i 37-ti, ndërsa në atë të lëshimit i 50-ti.
Gara e tij e ardhshme do të jetë këtë të diele në disiplinën sllallom të madh.