Republika e Kosovës po vazhdon dita ditës ta shtrijë përfaqësimin e saj diplomatik nëpër botë.
Sot, Kosova do të bëjë inaugurimin e Konsullatës në kryeqytetin e Mbretërisë së Danimarkës, në Kopenhagë. Konsullata do të jetë e përbashkët me atë të Shqipërisë dhe ceremonia pritet të mbahet në ambientet e Konsullatës së përbashkët.
Konsulli i Kosovës në Kopenhagë është Arton Krasniqi i cili më herët ishte udhëheqës i konsullorës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.