Milani e ka fituar betejën e parë kundër Ludogorets Razgrad në Europa League, duke triu7mfuar në udhëtim 3-0.
Patrick Cutrone realizoi golin e parë në fund të pjesës së parë, kurse për 2-0 shënoi Ricardo Rodriguez në minutën e 64’ nga pika e bardhë, kurse për rezultatin përfundimtar 3-0 shënoi Fabio Borini 90’.
Me këtë rezultat, Milani është me një këmbë në mesin e 16 më të mirave në Europa League.