Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Pjesëmarrjen e yllit botëror të muzikës pop, me prejardhje nga Kosova, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Adil Behramaj, nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikuesve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja me famë botërore Rita Ora”, ka thënë Behramaj.