7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

“Autostrada e Gjilanit” për 30 muaj me 40 milionë euro më lirë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe zëvendësi i tij nga Gjilani, Rexhep Kadriu kanë folur sot para medieve për ndërtimin e “Autostradës së Gjilanit”, duke thënë se do të përfundojë për 30 muaj.

Kjo autostradë është vetëm 22 kilometra dhe shtrihet nga fshati Banullë ku dilet nga autostrada “Arbën Xhaferi” dhe vazhdon drejt Gjilanit, duke pasur dalje në fshatin Vërbisë të Zhegrofcit dhe në fshatin Bresalc, raporton Ndërtimi.info.

 Çmimi i kësaj autostrade do të jetë 126 milionë euro, që sipas ministrit Lekaj, “jemi 40 milionë euro më lirë se sa është planifikuar”.

Kjo rrugë do të jetë me katër korsi, sikur janë të gjitha autostradat që janë ndërtuar dhe ndërtohet në Kosovë. Ndërtimi i saj është i ndarë në 8 Lote, nga 8 operatorë të ndryshëm ekonomikë.

“Autsotrada do të ketë zhvillim ekonomik sepse e lidh Kosovën me autostradat e qyteteve tjera. Është projekti më madhor që është bërë pa përzirje të jashtme dhe ne jemi kujdesur që të respektohen të gjitha procedurat e Prokurimit Publik. Projekti do fillojë në pranveren e hershme”, tha Lekaj.

Më tej, Lekaj ka siguruar që do të jenë gardianë gjatë ndërtimit, madje ai siguroi qytetarët e Gjilanit që “rruga do të jetë me standardet evropiane”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img