Albin Tahiri është bërë sportisti i parë nga Kosova që merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore.
Skitari ynë ka përfunduar edhe lëshimin e dytë, në sllallom duke zënë pozitën e 37-të me kohën 2:23:40, +16.88 diferencë, shkruan IndeksOnline.
Tahiri në garën e parë kishte përfunduar në pozitën e 55-të, nga 65 garues me kohë 1:23:84 sekonda.
Në këtë disiplinë pozitën e parë e zuri austriaku, Marcel Hirscher, të dytin Alexis Pinturault (Francë) dhe i treti Victor Muffat-Jeandet (Francë).